Imazhet e krijuara nga Inteligjenca Artificiale tregojnë se si mund të duket dieta ushqimore pas 30 vitesh, pasi do të jemi të detyruar të hamë në një mënyrë krejt ndryshe nga sot.

Një ekip ekspertësh në FixOurFood, një program kërkimor i udhëhequr nga Universiteti i York-ut, kanë sjellë në jetë menynë e vitit 2054, e cila përmban pjata të çuditshme si biftekët e krijuar në laborator, sallata me insekte, makarona bimore etj.

Këto krijime të pazakonta mund të zëvendësojnë pjatat tradicionale, besojnë shkencëtarët, pasi kanë gjurmë më të ulëta të karbonit, që do të thotë se mund të ndihmojnë në betejën kundër ndryshimit të klimës. Po a do të përshtatej njeriu me këto pjata që duket sikur janë pjesë e një kuzhine nga galaktikat e tjera?

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA