Tentoi të vriste 42-vjeçarin me armë pas konfliktit për motive të dobëta, arrestohet pas më shumë se një viti arrati autori
Kanë nisur zgjedhjet në universitete, ku po zhvillohen në 14 institucione të arsimit të lartë publik, ku garohet për organet drejtuese në pozicionin e rektorëve, dekanëve dhe shefave të departamenteve.
Në Tiranë nga 6 institucione të arsimit të lartë, vetëm në Universitetin e Arteve do të pritet me kureshtje përfundimi i votimi në orën 16:00 se kush do të fitojë pozicionit e rektorit mes Artan Peqinit dhe Erald Bakallit, teksa në 5 institucione të tjera ka vetëm një kandidat dhe nuk priten surpriza.
Në Universitetin e Tiranës e ka të sigurt fitoren Artan Hoxha për mandatin e dytë, edhe Fatbardh Sallaku në Universitetin Bujqësor, Agron Kasa në Universitetin e Sporteve, Xheladin Draçini te Mjekësia dhe Akli Fundo në Universitetin Politeknik.
Top Channel