Reagime të forta ka shkaktuar videoja e disa vajzave që bëjnë twering me tanga në një palestër shkolle në New Jersey, SHBA, si pjesë e një reklame për një turne basketbolli.
Reklama ishte për turneun ‘ Nuttin’ But Azz ‘, i cili u anulua pas reagimit të anëtarëve të bordit lokal të arsimit të cilët e quajtën videon “të neveritshme”.
“Ne po i japim 10,000 dollarë ekipit më të mirë në turne”, njoftoi në reklamë një burrë me uniformë arbitri.
Sipas New York Post, video është prodhuar nga menaxheri Big Fendi, i cili njihet për zbulimin e Nicki Minaj.
Siç ka bërë të ditur një anëtar i drejtorisë vendore të arsimit, është duke u zhvilluar një hetim në të cilin po shqyrtohen pamjet nga kamerat e sigurisë për të përcaktuar se cilët persona janë përfshirë dhe si janë lejuar të hyjnë në palestër.
View this post on Instagram
Top Channel