Protesta para bashkisë/ Sot nuk u përdorën gomat, por u hodhën molotovë
21/06/2024 11:31
Temperaturat përvëluese të kësaj të premte nuk penguan mbështetësit e rithemelimit megjithëse më të pakët në numër për të protestuar për herë të 13 para bashkisë së Tiranës.
Mesazhet politike ishin të njëjta si në protestat e mëparshme ku kërkohet lirimi i Sali Berishës nga arresti shtëpiak dhe arrestimi I kryebashkiakut Erion Veliajt.
Në ndryshim nga protestat e mëparshme mungoi akti I djegies së gomave por jo molotovi.
Edhe uniformat blu kishin zbutur masat për këtë protestë ku mungoi gardhi metalik përballë protestuesve por u pa një angazhim më I shtuar I forcave zjarrfikëse të cilat ndërhynin me ujë dhe fikse duke parandaluar shpërthimin e molotovëve.
Top Channel