Nis votimi për zgjedhjen e drejtuesve në Universitetin “Fan Noli”! Kush janë kandidatët për rektor

21/06/2024 10:00

Nis procesi i votimit për zgjedhjet e autoriteteve dhe organeve drejtuese më universitetin Fan Noli.

Do të jenë  144 pedagogë dhe 2398 studentë të cilët kanë të drejtë vote dhe do të votohet në 4 qendra votimi të 4 fakulteteve të Universitetit Fan Noli.

Në garën për rektor janë 3 pedagogë, Irena Nikaj, Lorenc Ekonomi dhe Robert Damo. Krahas votimeve për drejtuesin e universitetit do të votohet edhe për dekanët dhe përgjegjësit e departamenteve .

Procesi i votimit ka filluar në orën 8:00 dhe pritet të përfundojë më orën 15:00.

Top Channel