Sot në Gjykatën Kushtetuese shqyrtohet padia e Partisë Demokratike për mandatin e Olta Xhaçkës.

Bardhi: Është në dorën e trupës që unë lexova, që do duhet të mbrojnë autoritetin dhe dinjitetin e kësaj godine. Ne si deputetë e kemi bërë detyrën tonë, u kemi dhënë mundësi anëtarëve të GJk të mbrojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Kjo gjykatë ka për detyrë t’i bëjë me dije Kuvendit që e drejta e deputetit për të mos mbajtur përgjegjësi nuk shtrihet nga vendime te gjykatës kushtetuese.

Kuvendi e kundërshton Gjykatën Kushtetuese. I takon Gjykatës Kushtetuese të mbrojë autoritetin. Deputetja në këndvështrimin tonë 2 vite e gjysmë ka ushtruar mandatin në kundërshtim me Kushtetutën. S’mund të vihet në diskutim as nga legjistratori, as shumica e Kuvendit, as nga anëtarë të caktuar të Gjykatës Kushtetuese, është i detyrueshëm për çdo institucion kushtetues pavarësisht se çfarë mendojmë ne, ka qenë kërkesë e jona, ka folur gjykata s’mund të bëj interpretim të ligjit, ai vendim është i detyrueshëm.

Parlamenti votoi më 11 prill për mandatin e Xhaçkës, ku me shumicë të votave të PS u vendos që të mos çohej në gjykatë dhe këtë vendimmarrje kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe 43 deputetë të PD-së depozituan një tjetër padi që po shqyrtohet sot.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA