168 bimë kanabisi janë gjetur të mbjella mes nje are me misër në fshatin Armen të Vlorës.

Policia njofton se nga operacioni “Territor i pastër”, shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë gjetën në fshatin Armen, në një sipërfaqe toke të mbjellë me misër, 168 bimë narkotike cannabis sativa.

U identifikua dhe u arrestua pronari i tokës, njëkohësisht autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, shtetasi E. A., 51 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA