Në zgjedhjet që po mbahen në universitetin e Vlorës po votohet me kutitë e PS.

Në Vlorë 192 pedagogë dhe 4 mijë studentë votojnë sot për të zgjedhur rektorin e universitetit “Ismail Qemali”, 4 dekanët dhe 16 shefat e departamenteve.

Katër janë qendrat e votimit në të katër fakultetet e “Ismail Qemalit”, në atë të Ekononmisë, Shëndetit publik, fakultetin e Shkencave Humane dhe në atë të Inxhinierisë.

Njëkohësisht votohet për senatin e ri të UV, në dy flete të ndryshme, për personelin akademik dhe studentët. Studentët ndërkohë përfaqësohen nga 2 prej tyre në senatin e ri .Procesi ka nisur në orën 8:00 dhe përfundon në orën 16:00,ndërsa sipas kreut të Komisionit Institucional Zgjedhor ,Oljana Hoxha rezultatet zyrtare duan 24 orë, edhe pse faktikisht ato mund të dalin në mesnatë.

Ndërkohë në garë për rektor janë 3 akademikë, Evelina Bazini, Kreshnik Bello , Aurela Saliu, ndërsa është tërhequr më herët nga gara Yllka Stramarko.

Top Channel