Armë zjarri, municion luftarak dhe drogë, arrestohet 43-vjeçari në Peqin! I kishte fshehur në biznesin…

21/06/2024 09:05

Një 43-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Peqin, pasi posedonte armë dhe municion luftarak.

43-vjeçari, sipas policisë ësgtë anëtar i një krupi kriminal, i dyshuar për kryerjen e veprave të rënda penale. Gjatë operacionit u zbulua se ky shtetas kishte ndërtuar një objekt, pa leje.

I. M., 43 vjeç, banues në Peqin, posedonte pa leje, në ambientet e biznesit në pronësi të tij, armë zjarri, armë gjahu, municion luftarak, si edhe lëndë narkotike.

Pas kontrollit të ushtruar në disa ambiente (pikë inertesh, varrezë makinash, stallë bagëtish) janë gjetur të fshehura armë zjarri pistoletë, 1 armë gjuetie, 1 armë sportive, municion luftarak, 1 predhë, 1 thikë, një sasi lënde narkotike kokainë dhe 2 traga automjeti false, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë shtetasit për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Punësimi i paligjshëm”, “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Falsifikimi i vulave, i stampave ose formulareve”.

Gjithashtu, për këtë rast, u shoqëruan në ambientet e Policisë, disa shtetas të tjerë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA