Gara mes ekipeve për të kryesuar në majat e piramidës së futbollit përcaktohet nga detaje të vogla teknike

Inteligjenca artificiale është kufiri i ardhshëm vendimtar për fituesit dhe humbësit.

A mund të stërviten Kroos, Mbappe dhe Messi nga një Inteligjencë Artificiale (IA) në të ardhmen? Apo, ndoshta jo në këtë jetë? Puna e Julian Nagelsmann është e sigurt për momentin.

Por IA padyshim po luan një rol më të madh në lojën e stërvitjes edhe në Euro 2024. Daniel Memmert nga Universiteti i Sporteve në Këln, thekson, se “tani varet se kush do të konstruktojë IA më të mirë, kush i ka parametrat më të mirë, e natyrisht edhe se kush është në gjendje që me rezultatet e arritura në ndeshje ose në stërvitje do t’i shfrytëzojë ato si duhet.”

Këto sisteme të AI do të bëhen asistenti i fundit i trajnerit. Zbërthimi i sistemeve taktike të kundërshtarit dhe përcaktimi i pikave të forta dhe të dobëta të lojtarëve. Të dhënat janë tashmë aty. Me çdo pasim, krosim dhe gjuajtje të kapur në stadiume dhe në fushën e stërvitjes.Por analistëve njerëzorë mund t’u duhen deri në tetë orë kohë për të zbërthyer siç duhet të dhënat e vetëm një ndeshjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA