I nxehti afrikan! Sot moti me temperatura ekstreme, ja sa gradë celsius pritet të arrijë sot
20/06/2024 07:01
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta.
Moti i kthjellët pritet të mbizotërojë në pjesën më të madhe të vendit e vranësira të pakta kalimtare në orët e mesditës përgjatë relieveve malore. Era parashikohet të jetë nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6 m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 10m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të ishte i forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 20 deri 37°C
në zonat e ulëta 21 deri 40°C
në zonat bregdetare 22 deri 37°C
Top Channel