Dentisti hebre shpëtoi jetën e liderit të Hamas, por më pas i vranë nipin (fotot)

20/06/2024 21:30
Bitton më pas iu bashkua inteligjencës izraelite teksa tregon se Sinwar besonte se herejtë “nuk kanë vend” në tokat palestineze.

Sulmi i paprecedentë i Hamas brenda Izraelit më 7 tetor habiti botën, por jo të gjithë u kapën të papërgatitur. Kur mori vesh lajmin Dr. Yuval Bitton tha se e kishte ndjerë në njëfarë mënyrë dhe se e dinte mirë kush ishte përgjegjës, shkruan CNN.

“E njoh personin qe planifikoi sumet”, thotë Bitton për gazetaren e CNN, Christiane Amanpour. “E kam njohur prej vitit 1996 – si atë dhe të gjithë drejtimin e Hamas në Gaza.

Kjo sepse Bitton kishte punuar disa vjet si dentist në burgun izraelit të Nafha ku ishte njohur me Yahya Sinwar, militantin e Hamas që më pas do të bëhej drejtues i grupit në Gaza. Ai shton se i kishte shpëtuar jetën nga një tumor në tru.

Bitton thotë se kishe biseduar shumë me Sinwar, dhe kjo e kishte bërë të kuptonte shumë mbi mendjen e zyrtarit të Hamas.

Por tashmë ai fajëson Sinwar për vrasjen e nipit të ti, pasi militantët e Hamas bastisën shtëpinë e tij gjatë sulmit të 7 tetorit.

Në 2004, Sinwar kishte ardhur në klinikën e Bitton duke u ankuar për dhimbje në qafë dhe humbje ekuilibri.

“Ai më shpjegoi atë që i ndodhte dhe bashkë me doktorin e përgjithshëm vendosëm ta dërgonim në spital”, thotë Bitton.

“Diagnoza ishte një boshllëk, një tumor në tru, që u operua po atë ditë sepse ndryshe ai do të kishte vdekur.”

Sinwar u emërua lider i Hamas në Gaza në 2017. I lindur në kampin e refugjatëve të Khan Younis në jug të Gaza në 1962, familja e tij ishte zhvendosur gjatë konflikteve në Palestinë, dhe pas aktivitetit me Hamas prej viteve 1980-të, në 1989, u dënua me burgim të përjetshëm për vrasje të dy ushtarëve izraelitë.

Ai u lirua me një këmbim të burgosurish në 2011 dhe u rikthye në Gaza ku u bë i njohur për trajtimet barbare të tradhtarëve ose bashkëpunëtorëve me Izraelin.

Pas rekuperimit nga sëmundja Sinëar i kishte thënë Bitton se i detyronte jetën, por disa vjet më vonë kjo duket se nuk do të thoshte asgjë.

“Siç e kuptoni ai është përgjegjës për sulmin e 7 tetorit prandaj dhe përgjegjës për vrasjen nipit tim Kibbutz Nir Oz,” thotë Bitton.

Ai shton se nipi i tij u plagos rëndë duke tentuar të largonte sulmuesit gjatë sulmit të 7 tetorit.

Bitton më pas iu bashkua inteligjencës izraelite teksa tregon se Sinwar besonte se herejtë “nuk kanë vend” në tokat palestineze.

I pyetur më tej për mendësinë e Sinwar, Bitton thotë se lideri i Hamas është i shqetësuar vetëm të qëndrojë në pushtet.

“Ai është gati të paguajë me jetën e militantëve të tij, anëtarëve të Hamas, të civilëve, ai nuk do t’ia dijë”.

Sinwar shton se ka njohur armikun e tij prej shumë vitesh në burg.

“Mendësia jonë ndaj Hamas ishte arrogante dhe menduan se ata nuk do të kryenin atë që kishin kërcënuar të bënin, por ne nuk i dëgjuam”, thotë ish-dentisti, sipas rrjetit shtetëror amerikan CNN.

FOTO GALERI
1/2
Bitton majtas, me nipine vrare me 7 tetor

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA