Berat/ Mbetet i bllokuar 7-vjeçari në banesë, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

20/06/2024 22:54

Një çift bashkëshortësh, banues në lagjen “30-vjetori” në Berat, kanë dalë nga banesa për të bërë pazar, duke lënë në gjumë fëmijën e tyre 7-vjeçar.

Pasi janë drejtuar në banesë, ata kanë konstatuar se kishin harruar brenda çelësat e derës së blinduar.

Pas njoftimit të zjarrfikësve, drejt banesës janë nisur 6 efektivë zjarrfikës dhe mjeti autoshkallë.

Ata kanë hyrë në banesë nga ballkoni i katit të katërt, duke përdorur shkallët.

Ky është rasti i dytë brenda 10-ditësh, që fëmijët ngelin brenda banesës nga pakujdesia e prindërve dhe shpëtohen nga zjarrfikësit, nëpërmjet hyrjes nga ballkoni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA