A ka kallëzim në SPAK ndaj Shkollës së Magjistraturës? Prokuroria e Posaçme për TCH: Është depozituar kundër Arben Rakipit

20/06/2024 17:31

A ka kallëzim në SPAK ndaj Shkollës së Magjistraturës? Kësaj pyetjeje të Anila Hoxhës Prokuroria e Posaçme i është përgjigjur duke konfirmuar që është dorëzuar një i tillë.

Por që Spak ka konkluduar se nuk ka gjetur të dhëna dhe ndaj ia ka përcjellë për kompetencë Prokurorisë së Tiranës.

“Pas verifikimeve të kryera në Prokurorinë e Posaçme është depozituar kallëzimi penal i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion kundër shtetasit Arben Rakipi, me detyrë Drejtor i Shkollës së Magjistraturës.

Pas kryerjes së verifikimeve në lidhje me këtë kallëzim penal është vendosur të dërgohet për kompetencë në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 02.05.2024”, thuhet nga Zyra e Marrëdhënieve me Publikun pranë SPAK.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA