Konsumoi mbidozë medikamentesh, ndërron jetë 43-vjeçarja
19/06/2024 09:46
Një 43-vjeçare ka humbur jetën në Klos, si pasojë e një mbidoze medikamentesh.
Shtetësja me iniciale V.Z. dyshohet se konsumoi një sasi të konsiderueshme medikamentesh mjekësore antidepresiv në orët e para të mëngjesit të sotëm në banesën e saj.
43-vjeçarja, u transportua për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në gjendje të rëndë shëndetësore, ku më pas ka ndërruar jetë.
Ngjarja dyshohet si vetëvrasje, megjithatë grupi hetimor ka nisur hetimin për rastin.
Top Channel