Nga Myslim Murrizi
Ndoshta jam i fundit që mund të shkruaj, flas e të jap mendim për futbollin nga 5 milion shqiptarët që ka Shqipëria sepse nuk jam specialist futbolli dhe nuk bëj pjesë te mender vipat qe hane mu…. për çdo gjë
Por si një tifoz i skuadrës tonë KOMBËTARE dhe që e kam parë pothuajse në çdo ndeshje prej gati 25 vitesh do t’i them dy fjalë për ndeshjen e ditës së djeshme në Dortmund me Italinë.
E para, një respekt dhe mirënjohje nga zemra për mbi 50 mijë shqiptarë në stadium të ardhur nga çdo cep i globit ku i kane shpërndare si zogjtë e korbit bastardët politikan që kane qeverisur Shqipërinë në 34 vite pluralizëm, por edhe ne 112 vite nga shpallja e Shqipërisë SHTET.
E dyta, besoj dhe mendoj që ishte e para ndeshje që DJEMTË e ekipit KOMBËTAR kishin me vete mbi 50 mijë shqiptarë në stadium prej 112 vitesh.
Ne jemi ekip modest i një vendi të vogël, por i një KOMBI me zemër të madhe e me një mendje ëndërrimtare që e barazojmë veten me kombet që kanë bërë historinë botërore në futboll.
E ndoshta kjo i ka bërë më shumë seç duhet emocional dhe i ka vënë nën presion djemtë e Kombëtares
Ajo që kam vënë re prej kohësh e që mendoj ta shpreh publikisht është se ne duhet të jemi realist e të zbresim me këmbë në tokë të gjithë së bashku si tifozat dhe kombëtarja.
NE JEMI KËTO QË JEMI EDHE PSE KEMI QEJF E DËSHIRË TË JEMI ATA QE ËNDËRROJMË
Kombëtarja jonë nuk është ekip elite dhe nuk ka as cv as këllqe as mundësi e as takat për të qenë ajo kombëtare që duan, ëndërrojnë dhe aspirojnë tifozat.
Kombëtarja jonë nuk është ekip unik e me ndiej solidariteti mes vetes që të luajë për tifozat, për Shqipërinë apo për Kombin, por fatkeqësisht luan për marketing personal të lojtareve të ndryshëm dhe jo rrallë herë për të kënaqur orekset e pisave jo PLISAVE, që duan ta përdorin Kombëtaren për përfitime ose për politikë.
Shoh që pothuajse e gjithë kasta e vjetër e kombëtares e xhelozon deri në urrejtje të vetmin talent dhe futbollist real perëndimor në të gjitha përmasat Armando BROJËN, dhe nuk i jep Atij asnjë top kur Ai e kërkon apo kur duhet t’ia japin sepse futbolli është loje në grup.
Shoh që kjo “urrejtje” ka qenë e çimentuar tek ish-trajneri Reja, një gjë e vogël dhe rrangalle pa vlerë për kombëtaren e Shqipërisë, dhe ka ngelur akoma si ndryshk i pa hequr për Silvinjon, ndoshta sepse rrënjet mund t’i ketë tek Duka.
Hysaj me gjithë respektin që kam për Të, për kontributin e Tij ndër vite, sot nuk ka asnjë vlerë dhe nuk duhet të ishte fare në Kombëtare, e në vend të Tij duhet të ishte Balliu.
Nuk e di pse nuk ishte në portë Berisha, që besoj shumë nuk do ta kishte lejuar kurrë golin e parë, sepse do të dilte qysh në krosim.
Nuk di pse pas golit që shënuam duhet të mblidheshim si fajtore në portën tonë, duke ditur fare mirë që askush nuk mund të rezistojë 90 minuta në mbrojtje, e jo më kombëtarja jonë që ka një mbrojtje të plasaritur.
Ne duke ndenjur në mbrojtje desh na mundi Moldavia, jo më Italia, prandaj nuk e kuptoj këtë strategji leshi që kur jemi në avantazh tërhiqemi në mbrojtje.
Nuk dua të zgjatem më sepse do të dukem sikur po jap mend, por nuk mund të lë pa thënë dy fjalë edhe për qeverinë që i kërkon me çdo kusht të përvetësojë çdo aset kombëtar ku bën pjesë edhe ekipi ynë i futbollit.
Mjaft se na hapet barkun e na bëtë për të dhjerë kur shoh fotot e çdo pisi, hajduti e qelbaniku të pushtetit në stadium e me lojtarët sepse KOMBËTARJA i përket KOMBIT jo fëlliqësirave të KOMBIT.
Ne të tjerët jashtë tufës tuaj të qelbur, që e ndjekim dhe e duam KOMBËTAREN as na e ndjen e as na rruhet sqetulla apo krahu për ju fundërrina.
Prandaj mos na e vështirosni në këtë mënyre të qelbur KOMBËTAREN e futbollit edhe nëse mendoni se janë të gjithë patronazhistë pisa të Rilindjes
NJË TURP TJETËR ISHTE ÇMIMI I BILETAVE
Biletat që në faqen e UEFA-s ishin 30 euro, për turpin e fundërrinave të federatës u janë dhënë disa agjencive turistike (kuptohet me pazar) dhe janë shitur 450-500 euro për shqiptarët. Biletat qe nga UEFA ishin 60 euro janë shitur po nga këta bastarde agjenci nga 600-700 euro. Ç’punë kane agjencitë turistike me biletat e ndeshjes se ekipit Kombëtare????? Pse duhet që shqiptarët të blejnë 15-20 herë më shtrenjtë një bilete sporti për të parë e mbështetur Kombëtaren e Tyre tek disa qelbanik agjencish qe nuk kane asnjë lidhje me futbollin e Kombëtaren dhe që janë jashtëqitja e KOMBIT???
Kush fundërrinë apo qelbanik kërkon të bëhet milioner me SHPIRTIN E SHQIPTARËVE që vijnë nga çdo cep i botës për të mbështetur KOMBËTAREN me paratë e Tyre????
Kush zagar njeri mendon që do pasurohet nga 3 ndeshjet e Kombëtares ka për t’i blerë ilaçe për veten dhe familjen ato para, sepse ka ZOT dhe ZOTI nuk hesht ndaj çdo fundërrine me surrat njeriu. Unë, por besoj që dhe shume shqiptarë të tjerë si unë, jo ushtare e servil të qeverisë që mendojnë se e kanë “prone” ekipin Kombëtar do ta mbështesim me qejf e me shpirt edhe në ndeshjet e tjera në këtë kampionat e sa te na japë i madhi Zot frymë, por nuk besoj që e dëmtojmë nga shprehja e mendimit tim pa dorashka dhe siç e ndjej.
BOLL BËTË POLITIKË, PAZAR , INTRIGA E KULISA ME KOMBËTAREN SE NUK JU PËRKET VETËM JUVE, POR I PËRKET SHQIPTAREVE KUDO QË JANË.
Një thirrje nga një TIFOZ edhe për JU DJEMTË e ekipit KOMBËTAR: Respektoni njëri-tjetrin dhe duajeni njëri-tjetrin duke lënë mënjanë smirën dhe xhelozinë sepse talenti, takati apo mundësia nuk është me zor e nuk mund te “vidhet” për ta patur patjetër
Secili vlen me atë që është e me çfarë i ka falur i Madhi ZOT
Askush nuk mund të jete ndryshe nga çfarë është gatuar edhe pse djallëzia e mëson për keq
BROJA ËSHTË MË I MIRI NË KËTË KOMBËTARE QË KEMI SOT, PRANDAJ MOS U BËNI TË VEGJËL PËR T’U “ZMADHUAR” ME SMIRË E XHELOZI
SUKSESE ME KROACINË SE AKOMA NUK KA MBARUAR ASGJË
Top Channel