Këngëtarja e njohur e muzikës tradicionale latine ka humbur jetën në një aksident të rëndë në moshën 32 vjeçare.
Ivana Pino Arellano nënë e katër fëmijëve vdiq një ditë pasi festoi ditëlindjen e 32-të me miqtë e familjarët.
Ivana ishte në drejtim të automjetit kur besohet se humbi kontrollin papritur dhe u përmbys në anë të rrugës.
Pamje shokuese nga aksidenti tregonin makinën e saj të dëmtuar rëndë e të përmbysur, gjatë inspektimit të policisë.
Ivana kishte vdekur në vendngjarje kurse një pasagjer që udhëtonte me të kishte mbetur i plagosur rëndë.
Përplasja fatale ndodhi pranë qytezës së Pelluhe në rajonin qëndror të Kilit.
Këngëtarja e njohur ndryshe si”La Rancherita de Chanco” konsiderohej si muzikante tradicionale meksikane dhe njihej për prezencën në skenë dhe rangun e gjerë te zërit.
Zyrtarët thanë se rruga e lagësht mund të ketë luajtur rol në aksident por shkaqet e vërteta nuk dihet teksa hetimet e policisë vazhdojnë.
Bashkia vendase shkruante në një njoftim për ngjarjen: “Largimi yt lë një zbrazetirë të madhe por trashëgimia jote do të mbetet me ne, për të na kujtuar bukurinë e shpirtit tënd dhe bujarinë e zemrës”.
“Ajo punoi e studio në bashkinë tonë me përgjegjësi e përkushtim. Bashkëshorti e fëmijët ishin shtyllat e jetës së saj dhe motivi i çdo saktifice”.
Ivana u varros në kishën Curanipe në Pelluhe një ditë më parë, ndërsa hetimet për shkaqet e aksidentit vazhdojnë, shkruan The Sun.
Top Channel