Deputetët e mazhorancës, anëtarë të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me sherbimet publike të sterilizimit dhe të Check-up në shëndetësi kanë depozituar një kallëzim penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Bexhet Zeqiri, me detyrë auditues pranë Kontrollit të Lartë të Shtetit. Deputetët e akuzojnë për kryerjen e veprës penale “Refuzimi për të deshmuar” parashikuar nga neni 307 i Kodit Penal. Në shkresën dërguar organit të akuzës ndër të tjera thuhet:
“Gjatë seancës së pyetjeve dhe konkretisht gjatë pyetjeve të realizuara nga ana e Zv/Kryetari i Komisionit, në shkelje të parashikimeve të Kodit të Proçedures Penale, .z Zeqiri refuzoi në mënyrë të perseritur që të dëshmojë, pavarësisht vënies në dijeni për detyrimin e tij ligjor për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar”
Në vijim të shkresës deputetët argumentojnë pse audituesi i KLSH ka konsumuar një vepër penale.
“Nisur nga tërësia e fakteve dhe rethanave të cituara më sipër, vlerësojmë se ka të dhëna për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit të kallëzuar z. Bexhet Zeqiri, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Refuzimit për të dëshmuar” parashikuar nga neni 307 i Kodit Penal. Kjo është hera e parë që një deshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor, refuzon hapur t’i përgjigjet pyetjeve të bëra nga ana e Komisionit, duke shënuar një rast të rrezikshëm për autoritetin e veprimtarisë së një komisioni parlamentar dhe produktit të tij. Ky rast hap rrugën e refuzimit për të deklaruar nga deshmitari i thirrur nga ana e komisioneve hetimore, duke dëmtuar në thelb jo vetëm reputacionin e këtij instrumenti parlamentar, por duke krijuar premisa për të dështuar punën e komisionit në marrjen e një prove kaq të rendësishme, siç është dëshmia”, citohet në shkresë.
Deputetët theksojnë gjithashtu se pavararësisht disa paralajmërimeve nga zv.kryetari i komisionit, Plarent Ndreca, që i kujtoi detyrimet e tij ligjore për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij shtetërore para Komisionit Hetimor, përsëri nëpunësi Bexhet Zeqiri refuzoi përgjigjen i
shtyrë në dukje nga qëndrimi i një krahu politik në këtë organ.
Bashkë me kallëzimin, duputetët kanë kanë vënë në dispozicion edhe një CD me materialet filmike të seancës, si dhe shprehin gatishmëri për të dhënë sqarime shtesë sapo të thirren nga organi i akuzës për këtë çështje.
Top Channel