Presidenti bullgar Rumen Radev doli nga një takim i planifikuar me kryeministrin e Malit të Zi… sepse ky i fundit u vonua 4 minuta.
Radev, i cili udhëhoqi një delegacion në Podgoricë këtë javë, do të takonte kryeministrin malazez Milojko Spajiç në sallën e pritjes në ndërtesën e qeverisë të hënën në mbrëmje, pas takimit të parë me presidentin e vendit, Jakov Milatoviç.
Por ky takim i planifikuar u anuluan kur Spajić nuk u paraqit në orarin fiks dhe Radev refuzoi ta priste.
“Megjithë orarin e tij të ngjeshur, kryeministri dëshironte të takohej me presidentin Radev gjatë vizitës së tij zyrtare në Mal të Zi”, tha një zëdhënës i qeverisë malazeze.
Por takimi i mëparshëm i Spajiçit “zgjati tre minuta më shumë se sa ishte planifikuar”, ndërsa delegacioni bullgar “u largua nga ndërtesa e qeverisë pas katër minutash pritjeje”, tha zëdhënësi.
Takimi do të mbahej në Villa Goricë, vendi i zakonshëm i qeverisë për takime me krerët e shteteve të huaja, por objekti tashmë po përdorej nga presidenti, shtoi zëdhënësi.
“Është krejtësisht e natyrshme që kreu i shtetit të refuzojë një takim për të cilin mikpritësi nuk ishte korrekt”, tha një zëdhënës i Radev për gazetën bullgare Dnevnik .
Gjatë vizitës së tij dy ditore, Radev shprehu mbështetjen e Bullgarisë për anëtarësimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian.
Top Channel