Organizonte lojëra fati në lokal, kapet nga “Shqiponjat” 32-vjeçari në Dibër

18/06/2024 12:28

Një 32-vjeçar u kap në flagrancë në Dibër, teksa organizonte lojëra fati në lokalin e tij.

Për pasojë, ndaj shtetasit me iniciale G.H., nisi procedimi penal për veprat penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, “Organizimi i lotarive të palejuara”.

Ndonëse veprimtari e paligjshme, lojërat e fatit vazhdojnë të funksionojnë, teksa autorët i organizojnë bastet dhe lotot brenda lokaleve të tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA