Mori djalin në avionin shtetëror gjatë udhëtimit në ndeshjen Kroaci-Spanjë, nisin hetimet për kryetarin e Parlamentit kroat

18/06/2024 13:32

Kryetari i Parlamentit kroat, Gordan Jandrokoviç është vënë nën hetim, pasi mori djalin e tij në një avion shtetëror në ndeshjen e Kampionatit Evropian të UEFA-s midis Kroacisë dhe Spanjës në Berlin.

Këtë informacion e konfirmoi për median e huaj N1 Komisioni për Konfliktin e Interesit.

“Nga media mësuam se Kryetari i Kuvendit dhe djali i tij kanë fluturuar në Kampionatin Evropian të Futbollit me një avion shtetëror dhe kemi marrë edhe disa pyetje nga gazetarët. Më pas vendosëm ta hapim rastin”, tha zëdhënësja e Komisionit, Mia Jurinic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA