“Komplot i dhunshëm për rrëzimin e qeverisë gjermane”/ Nis gjyqi ndaj tre të akuzuarve, kishin plan edhe rrëmbimin e kancelarit Scholz

18/06/2024 12:06

Tetë anëtarë të dyshuar të ekstremit të djathtë gjerman Reichsbürger do të dalin në gjyq të akuzuar për një komplot për të përmbysur me dhunë shtetin.

Të pandehurit, duke përfshirë një mjek të përgjithshëm, një kuzhinier të famshëm dhe një astrolog, akuzohen se shërbenin si këshilli drejtues i komplotit dhe, sipas prokurorëve kishin krijuar një kabinet, që do të vihej më pas në funksion nëse plani për të sulmuar ndërtesën e parlamentit dhe rrëzuar qeverinë, do të zbatohej me sukses.

Në qendër të komplotit të supozuar është Heinrich XIII Princi Reuß, një pseudo aristokrat dhe agjent pronash të cilin grupi synonte ta emëronte si udhëheqës të përkohshëm.

Ata akuzohen për anëtarësim në një organizatë terroriste dhe përgatitje të një akti të tradhtisë së lartë. Prokurorët thonë se grupi kishte plane për të rrëmbyer kancelarin gjerman, Olaf Scholz. Mafdje, kishin plan ta transmetonin në televizion, me shpresën për të fituar sa më shumë ndjekës në kauzën e tyre.

Megjithatë, të akuzuarit i mohojnë akuzat. Sipas avokatëve mbrojtës, të akuzuarit ishin teoricienë që gjetën njëri-tjetrin për shkak se të tre kundërshtonin njësoj kufizimet ndaj koronavirusit.

Gjyqi i Mynihut zhvillohet në mes të sigurisë së madhe, ndërsa Gjermania lufton me frikën për ngritjen e së djathtës ekstreme pas suksesit të saj të fundit në zgjedhjet evropiane, dhe në vazhdën e një stuhie arrestimesh që përfshijnë njerëz të akuzuar për spiunazh për Rusinë dhe Kinën.

Komploti i supozuar u zbulua fillimisht për publikun përmes një serie bastisjesh anti-terror në 11 shtete gjermane si dhe jashtë saj në dhjetor 2022 pas një hetimi të fshehtë nga policia .

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA