Koha shtesë që SPAK i ka dhënë vetes për ish kryeministrin Sali Berisha përfundon në 2 korrik.
Pak orë para kësaj dite do të kuptohet nëse SPAK do ti ketë përmbyllur apo jo hetimet për Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin dhe biznesmenin Fatmir Bektashi, që të tre me masa sigurimi.
Por mundësitë janë që SPAK të gjenerojë sërish zgjatje afatesh hetimore edhe tre muaj të tjerë duke e lënë fatin e dosjes partizani e për pasojë fatin e Berishës për në vjeshtë.
Në seancën e radhës nuk u pranua kërkesa e avokatëve mbrojtës që duke kundërshtuar informacionin 2 mujor të SPAK kundërshtuan mbajtjen nën arrest shtëpie të ish funksionarit.
Gjyqtarja e apelit Iliriana Olldashi firmosi vazhdimin e qëndrimit në shtëpi të Berishës, për të cilin SPAK këmbëngul se po kryen hetime duke i numëruar ato.
Kjo ekspertizë dhe të tjerat e kërkuara nga SPAK në fushën e ndërtimit dhe ajo kontabël, do të thotë se specialistët e fushës që do të merren me financat dhe ndërtimet në vendin e dikurshëm të sportklub partizanit, do të kërkojnë kohën e tyre.
I njëjti efekt për masën e sigurisë vazhdon edhe për Jamarbër Malltezin. I vetmi që ka masë më të butë është biznesmeni Bektashi që të premteve është i detyruar të paraqitet në SPAK.
Ndërkohë që për ish kryeministrin testi i radhës për masën e sigurisë, është Gjykata e Lartë ku dhe ka dorëzuar rekurs.
Top Channel