Policia greke ka vënë në pranga një shtetas shqiptar dhe një rus, të akuzuar për plagosjen me sende të forta dhe armë të 3 pjesëtarëve të një familje siriane në Hania të Greqisë.
Në prangat e policisë ranë Luan Hysa 30 vjeç nga Thumana e Krujës dhe Artur Kisiev 46 vjec nga Rusia.
Rreth orës 19:40 të 15 qershorit, Kisoev dhe Hysa, duke udhëtuar me motor, kanë shkuar së bashku në një dyqan ushqimor në pronësi të sirianit Mohamed Younes 58 vjec dhe kanë sulmuar atë dhe dy fëmijët e tij Hussein dhe Marëan Younes 34 dhe 32 vjeç për shkaqe ende të panjohura, duke i goditur me shkop druri dhe duke u shkaktuar lëndime në kokë dhe në gjymtyrët e sipërme.
Viktimat e mësipërme kanë tentuar të pengojnë sulmin e tyre, duke nisur një përleshje mes tyre. Gjatë përleshjes, rusi Artur Kisiev, person me precedentë penalë, ka qëlluar dy 2 herë në drejtim të sirianëve me armë zjarri tip revolver, ku si pasojë është plagosur Hussein Younes në lartësinë e gjurit. Pas të shtënave, autorët janë larguar për t’u vënë në pranga mbrëmjen e së dielës në një një zonë bujqësore në Platania.
Sirianët e plagosur mësohet se ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore pas marrjes së ndihmës së parë.
Top Channel