Video/ Ariu i murrmë tmerron pasagjerët e makinës së bllokuar në rrugë duke u ngjitur në të (fotot)

17/06/2024 16:28

Pamje të frikshme janë publikuar së fundmi ku një ari i murrmë shuhet që kapet me kthetra përpara një makine që kishin mbetur në rrugë prej një avarie në Rusi.

Kafsha që duket e kërkonte ushqim ngjitet më pas mbi kofanon e veturës tip Honda C-RV, që kishte ndaluar në anë të rrugës.

Video e xhiruar nga pasagjeri i sediljes së parme tregon sesi ariu i bëshem tund veturën dhe më pas këput me dhëmbë fshirësen e xhamit.

Shoferi bie borisë teksa tenton të bëjë kafshën të largohet, por ai nuk stepet dhe vijon të gërvishtë me kthetra xhamat e makinës.

“Ai u ngjit në makinë”, dëgjohet që thotë në rusisht një zë gruaje.

Dy gratë dhe një burrë që gjendeshin në makinë  prisnin të shpëtoheshin nga dikush në makinën e tyre në Sakhalin, në Rusinë lindore.

Rrjedhimisht kafsha u largua, teksa më vonë ishte parë i shtrirë në anë të rrugës.

Sjellja e tij besohet se ka lidhje me ushqimet që shoferët zakonisht u hedhin arinjve në rrugë, që ka bërë të afrohen gjithnjë e më shumë.

Ariu i murrmë rus, i njohur ndryshe si Ussuri është nga speciet më trupmadhe dhe mund të arrijë deri në 400 kg./Metro.co.uk/

FOTO GALERI
1/5
Kafsha që duket e kërkonte ushqim ngjitet më pas mbi kofanon e veturës tip Honda C-RV, që kishte ndaluar në anë të rrugës.

Top Channel