Shiste lëndë narkotike në periferi të Durrësit/ 30-vjeçari ia fut vrapit kur sheh efektivët, por nuk ‘shpëton’
17/06/2024 09:50
Një 30-vjeçar është vënë në pranga në Durrës, nën dyshimin se tregtonte lëndë narkotike.
Luvio Shtora shiste kanabis në lagjen nr.7 të qytetit bregdetar. Kur konstatoi punonjësit e Policisë, i riu tentoi të largohej me vrap dhe hodhi në tokë qesen me lëndë narkotike, por nuk mundi dot të largohej pasi u kap dhe prangos nga forcat Shqiponja.
Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën atij, një sasi lënde narkotike kanabis e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Top Channel