Renditja e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024

17/06/2024 10:52

Kryeqyteti britanik, Londra është renditur në listën e 10 vendeve më të shtrenjta për punonjësit e huaj, në një indeks global.

Qyteti i Britanisë së Madhe është ngjitur me nëntë vende që nga viti i kaluar, duke u renditur i teti në renditjen e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024 e që botohet nga  “Mercer”.

Londra u ngjit më lart në listë për shkak të faktorëve që përfshijnë koston e përgjithshme të jetesës dhe çmimet e qirave. Hong Kongu ruajti vendin e parë në renditjen e këtij viti, i ndjekur nga Singapori. Qytetet zvicerane Zyrihu, Gjeneva dhe Bazeli janë pesë qytetet më të shtrenjta.

Edinburgu u rendit në vendin e 53-të, Glasgow në të 68-in, Birmingham në të 78-in, Aberdeen i 82-ti dhe Belfast i 87-ti. Parisi kapi vendin e 29-të dhe Dublini, të 41-tin.

Indeksi përfshin 226 vende në të gjithë botën. Ai mat koston krahasuese të më shumë se 200 artikujve në çdo shtet, duke përfshirë transportin, ushqimin, veshjet, mallrat elektroshtëpiake e argëtimin. Abuja në Nigeri rezultoi më pak i shtrenjti në sondazh, në vendin e 226-të.

“Mercer”, një kompani konsulenete e “Marsh McLennan”, përpilon renditjen për të ndihmuar punëdhënësit shumëkombësh të planifikojnë paketa kompensimi për punëtorët.

Renditja e qyteteve me koston më të lartë të jetesës për vitin 2024:

1. Hong Kongu

2. Singapor

3. Zyrih, Zvicër

4. Gjenevë, Zvicër

5. Bazel, Zvicër

6. Bernë, Zvicër

7. Nju Jork, SHBA

8. Londër, Britani e Madhe

9. Nassau, Bahamas

10. Los Anxhelos, SHBA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA