Nga Aladin Stafa

Tre ditët e lëna pas kane qenë një eufori kolektive gati në të gjithë Europën ku sytë janë drejtuar drejt Gjermanisë, aty ku po zhvillohet kampionati europian i futbollit.

E ndërsa gara vijon, sot është radha e Ukrainës për të luajtur ndeshjen e saj te pare pikërisht përballë Rumanisë. Ndonëse për fansat, kjo është një ndeshje jo shume interesante duke mos ofruar emra te mëdhenj nga arena futbollistike, kurioziteti prite të jetë kombëtarja e saj.

Siç e dimë, Ukraina gjendet nen agresionin rus prej me shume se dy vitesh duke humbur shume territore ne pjesen lindore te saj, që ka sjellë mijëra viktima dhe ka kolapsuar një vend te terë.

Por si mund te performojë një kombëtare në të tilla kushte ?

Për te marre pjese ne kompeticione kaq te rëndësishme jo vetëm qe nevojitet një shume e madhe parash, qe mesa duket është siguruar nga vete UEFA, lojtaret bashke me stafin psikologjikisht do duhet te demonstrojnë një forcë fizike e mentale për të treguar se janë aty.

Edhe pse nga pala ruse një armëpushim duket larg ne horizont, lojtaret e Ukraines jane te detyruar me shume se kurrë për ta perfaqsuar vendin e tyre me dinjitet dhe jo vetëm.

Duke qene se futbolli është sporti me i ndjekur ne planet, ai është përdorur gjithashtu si një platforme për të përçuar mesazhe dhe për të ndërgjegjësuar turmat. Nga ana tjetër policia gjermane ka marre masat e duhura për te eliminuar çdo simbol qe ka te beje me Rusinë apo që mund t’i afrohet sado pak asaj. Pjesëmarrja e Ukrainës ne këtë kompeticion tregon jo vetëm për vlerën futbollistike te tyre, por njëkohësisht dëshmon ndër të tjera edhe për vëmendjen e njerëzve te cilët duket se e kane harruar qe po zhvillohet një lufte në kontinentin ku ata jetojnë dhe se nga momenti ne moment, rreziku është fare pranë për një përhapje te saj.

Edhe pse Ukraina vjen e dërrmuar nga ana psiko-ekonomike, kontigjenti qe përmban skuadra ka një përgatitje te mire teknike e fizike me lojtare qe kane performuar mbi mesataren vitet e fundit.

Por a do të jenë ata të aftë për të treguar vlerat e tyre? Mos ndoshta fanella e vendit ne këto kohe është me e rende seç duhet për ta ?

Te jesh profesionist nuk do te thotë vetëm qe te kesh njohuri tekniko-taktike, por gjithashtu psikologjikisht të jesh i fortë, dhe të luftosh jo vetëm për rezultatin por edhe për një motiv, qe ne këtë rast është burimi i shpresës së një vendi qe duket sikur e ka humbur atë.

Populli ukrainas do t’i ketë sytë sot në Mynih, aty ku ne ndeshjen e tyre te pare do te kenë mundësi për te kënduar himnin e tyre, për të valëvitur flamurin dhe për t’i treguar Europës qe janë akoma aty, në vijën e parë të frontit, te lodhur, të harruar por jo të dorëzuar.

E njëjta grintë parashikohet te shihet edhe tek lojtaret ne fushën e lojës, qe ndërsa për ne është thjesht një ndeshje futbolli, për ata do te jete skena e një lufte ku patriotizmi dhe kombi do t’i kaloje 100 m e fushës se blerte. Nëse protestat, thirrjet publike apo konferencat politike ishin shume pak per te pasur vëmendjen e Europës, shpresojmë qe futbolli edhe njëherë, të beje heroin e kësaj dekade kaotike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA