E rëndë në Kolonjë! Gjendet i pajetë një 33-vjeçar, dyshohet se është futur në rezervuar dhe…
17/06/2024 08:43
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatit Kagjinas në Kolonjë, ku një 33-vjeçar është gjetur i pajetë.
Mësohet nga burimet se viktima i quajtur Emiljano Bahollariështë nga fshati Borovë. Sipas policisë ai ka vuajtur nga problemet me shëndetin mendor, ndërsa është futur në rezervuar, ku ka humbur edhe jetën.
Nuk dihet nëse 33-vjeçari ka dashur të vetëmbytet apo është futur në ujë për t’u larë dhe ka pësuar infarkt. Pritet të kryhet autopsia për të zbuluar shkaqet e vdekjes.
Top Channel