Apeli i Posaçëm do të vendosë më 25 qershor për fatin e Belerit, nëse është apo jo fajtor për shitblerjen e votave lokale të zgjedhjeve të vitit 2023.
Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, më 14 qershor, Beleri i është drejtuar Gjykatës së Lartë dhe kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme. Beleri e akuzon Arsen Ramën për dëshmi të rreme, ndërsa kujtojmë se SPAK nuk nisi hetime për këtë të fundit, bashkëpunëtor të drejtësisë.
Gjykata e Posaçme e dënoi Belerin, tashmë eurodeputet në listat e Mitsotakis, me dy vite heqje lirie për korrupsion në zgjedhje.
Top Channel ka zbardhur më parë përgjimet mes Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës i akuzuar për korrupsion në zgjedhje dhe personave të tjerë.
Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, është një prej bisedave mes një personi të paidentifikuar me iniciale “D” në datën 10.05.2023 dhe Dhionisios Alfred Beleri në Potam të Himarës.
Pjesë nga biseda:
D – Hë, ça bëre. Kam nja pesmet veta, kur do lësh takim.
F-Ç’janë ata?
D- Votues, te tutë!
F- Po nuk merrem me atë pjese unë, po merrem ….
D- Ti e di, kam mbledhur, po do të ti sjell, t’i takosh.
F- Nuk dua t’i takoj, dua emrat.
D- Emrat, të të bëj listën, të t’i sjell këtu.
F- Nuk duhet të mi sjellësh, do më sjellësh listën ti.
D- Po.
F- Edhe do i them unë ..(nuk kuptohet). për tu takuar po ne qoftë se s’keni kontaktuar do të flasim prapë bashkë.
Top Channel