Lot dhe lutje në Gaza! Besimtarët myslimanë kryejnë ritet edhe në xhaminë e shenjtë në Mekë

16/06/2024 12:01

Ndërsa lufta vazhdon për muajin e nëntë, banorët e Gazës kryen lutjet e Kurban Bajramit mes rrënojave të shtëpive dhe ndërtesave të shkatërruara në kampin verior të refugjatëve Jabaliya.

“Ne zakonisht vijmë në namazin e Bajramit duke brohoritur, me buzëqeshje kudo nëpër rrugë. Këtë Bajram, unë kam ardhur në namazin e Bajramit në zi, kam humbur djalin tim”, thotë njw besimtar.

Jerusalem

Besimtarët myslimanë u mblodhën nw xhaminë Al-Aksa në Jerusalem për faljen e  Kurban Bajramit.

Ushtria izraelite njoftoi se do të “ndalonte” luftimet rreth një rruge në jug të Gazës çdo ditë, deri nw njw njoftim tw dytw për të lehtësuar dërgimin e ndihmave, pas muajve paralajmërime për zi buke në territorin e rrethuar palestinez.

Korrespondentët e AFP-së në Gaza thanë se nuk kishte raportime për sulme, bombardime apo luftime të dielën në mëngjes, megjithëse ushtria theksoi në një deklaratë se “nuk kishte ndërprerje të armiqësive në Rripin jugor të Gazës”.

Njoftimi erdhi edhe në prag të festës myslimane të Kurban Bajramit.

Shtetet e Bashkuara, të cilat i kanë bërë presion aleatit të ngushtë Izraelit si dhe Hamasit për të rënë dakord për një plan armëpushimi të paraqitur nga presidenti Joe Biden, vendosën të premten sanksione ndaj një grupi ekstremist izraelit për bllokimin dhe sulmin e autokolonave të ndihmave në Gaza.

Mekë

Pelegrinët kryen të dielën ritualin e fundit madhor të haxhit, “gjuajtjen me gurë të djallit”, në Arabinë Saudite perëndimore, ndërsa myslimanët në mbarë botën festuan Kurban Bajramin.

Në agim, 1.8 milionë myslimanë që ndërmorën pelegrinazhin këtë vit hodhën shtatë gurë në secilin prej tre mureve prej betoni që simbolizojnë djallin në luginën Mina, që ndodhet jashtë Mekës, qytetit më të shenjtë në Islam.

Të shtunën, temperaturat arritën në 46 gradë Celsius në Arafat, ku pelegrinët kryenin orë të tëra lutje në natyrë.

Pelegrinët kryejnë lutjet e Kurban Bajramit duke u rrotulluar shtatë herë rreth Qabes, kubit të madh të zi në Xhaminë e Madhe që është pika qendrore e Islamit — ndërsa pelegrinazhi i Haxhit i afrohet fundit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA