Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë në festën Kurban Bajramit nga Selia e Komunitetit Mysliman.
Veliaj bëri thirrje për të larguar mërite dhe zitë ndaj njeri tjetrit
“Në dallim nga kohët e lashta kur Ibrahimit i kërkohej të bënte djalin kurban, sot na kërkohet të bëjmë kurban thashethemet, zilitë, xhelozitë, përfoljen, baltën, cinizmin, egoizmin.
Fryma që duhet të kemi si shoqëri duhet të jetë si ajo që kemi mes besimeve. Sa më të dashur të jemi, sa më shumë të bëjmë kurban këto vese dhe këto cic-mice mes nesh, aq më shumë ecim përpara. Ne kemi treguar se kur ne bashkëpunojmë mund të bëjmë gjëra të mrekullueshme”
Veliaj falënderoi komunitetin mysliman për mirëkuptimin që treguan pasi sheshi Skënderbej ku ata falen është shndërruar në fan zone por ndërkohë falënderoi dhe të gjithë forcat e rendit dhe çdo uniforme që ishte në shërbim të qytetarëve deri ne orët e vona.
Bashkia shtroi dreke festive në të gjitha qendrat sociale për familjet ne nevojë. Veliaj shërbeu dreken ne qendrën për personat me aftësi te kufizuara.
Top Channel