23/12 07:46
Një foshnjë vetëm tre muajshe ka shpëtuar për mrekulli, kur karroca ku ajo ishte shtrirë u shkëput nga duart e nënës së saj dhe u drejtua drejt shinave hekurudhore në stacionin e trenit Banbury në Oxfordshire të shtunën.
Në ato momente mbërrit një tren i cili preku karrocën dhe rrëzoi në tokë foshnjën. Për fat të mirë, karroca nuk ra brenda shinave të trenit, ku do ishte një fund i tmershëm për fëmijën e vogël.
Menjëherë kanë mbërritur mjekët ndihmës, ku mjekuan foshnjën e vogël që shpëtoi mrekullisht.
Përfaqësuesi i stacionit të trenit tha për MailOnline se drejtuesi i trenit nuk kishte kryer asnjë shkelje operacionale nga ana e tij gjatë incidentit.
Top Channel