Rinia shqiptare ka pësuar ndryshime thelbësore.
Pedagoge prej 2 dekadash, sociologia Entela Binjaku bën një skaner të mënyrës si funksionon rinia sot.
“Të rinjtë tanë sot I shoh të lidhur me dëshirën për t’u pasuruar shpejt, me përtesën për të studiuar, me besimin e paktë tek shkolla, me dëshirën për t’u martuar më vonë. Pëlqejnë jetën e luksit, ku imazhi është I rëndësishëm, ku dukja ka më shumë peshë sesa thelbi. Shumë nga të rinjtë sot, mezi presin të mbarojnë studimet që të emigrojnë, ose nuk I fillojnë fare studimet e larta, e kërkojnë tregun e punës më shumë jashtë sesa në vendin e vet, në Shqipëri, gjë e cila rreth 1 dekadë e gjysmë më parë ishte më e heshtur si prirje.
Por patjetër që të rinjtë tanë kanë edhe të mirat e tyre. Janë sakrificat që ata bëjnë për të ndihmuar veten dhe familjen gjatë kohës që studiojnë. Ata punojnë në sektorë të vështirë, me orë të gjata si në call center, në shërbime etj. Janë të shkathët, të zgjuar, të fokusuar, dinë se ku duan të arrijnë dhe iu shkojnë deri në fund përmbushjes së ambicieve, që I kultivojnë që në fëmijëri dhe guxojnë, e nuk kanë drojën që kanë patur bashkëmoshatarët e tyre 1 dekadë, 2 dekada më parë, ose edhe shumë prej nesh në rininë tonë”, tha psikologia Entela Binjaku.
Top Channel