Samiti i paqes për Ukrainën, Zvicra “nuk i jep ftesë” Rusisë

15/06/2024 18:25

Këtë fundjavë, qyteti i qytetin Burgenstok në Zvicër transformohet krejtësisht me dhjetëra liderë botërorë e mijëra forca policore e ushtarake që zbarkojnë atje për samitin e paqes së Ukrainës.

Më shumë se 90 vende dhe institucione globale marrin pjesë në eventin që synonin diskutimin e parimeve bazë për fundin e konfliktit në vendin e munduar nga pushtimi rus. Përpjekja për gjentjen e një mënyre për mbylljen e kësaj lufte megjithatë vjen me mungesën e zyrtarëve rusë dhe kinezë, çka ai zbeh shpresat për ndonjë arritje të madhe.

Një ditë para samitit dyditor që nisi sot, shefi i Kremlinit Vladimir Putin, i bëri thirrje Kievit të heqë dorë nga synimet për t’u bërë pjesë e NATO-s, dhe t’i dorëzojë plotësisht katër provincat e aneksuara nga Moska.

Propozimi i Putinit, të cilin Kievi e quajti “absurd” dhe “manipulues”, nuk u pranua as nga SHBA-ja e aleatët. Mes pjesemarrësve në samit është zv/presidentja amerikane, Kamala Harris, dhe liderët e Francës, Gjermanisë, Kanadasë, Italisë, Britanisë së Madhe dhe Japonisë. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të jetë gjithashtu e pranishme, e konfirmuar kjo nga zyra e saj. India, Turqia dhe Hungaria, të cilat kanë marrëdhënie miqësie me Rusinë, pritet të marrin pjesë gjithashtu.

Zvicra u pajtua të jetë organizatorja e  samtit me kërkesë të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në përpjekje për ta hapur rrugën për një proces të paqes në të ardhmen, i cili do ta përfshinte edhe Rusinë. Por, Moska nuk u ftua fare në takimin që yrtarët ukrainas e kanë cilësuar si “samiti për paqe”. Kjo e nxiti dhe Kinën, e cila është partnere e madhe e Moskës në tregti dhe i mbështet shumicën e qëndrimeve të Moskës në arenën ndërkombëtare, që të mos marrë pjesë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA