Gjykata e Tiranës mbylli hetimet mbi një konflikt të dyshuar si krim zgjedhor, por që rezultoi se ishte incident mes disa besimtarëve që po shpërndanin ushqime për agjëruesit dhe stafit elektoral të PD.
Ngjarja u denoncua në 21 prill 2021, tre ditë para zgjedhjeve të përgjithshme ku një banor I identifikuar si Bledar Goga kërkoi ndihmën e policisë, sepse ishte kërcënuar dhe mbyllur në makinë nga tre shtetas teksa po shpërndante ushqime të gatuara katering.
Dhe ndërsa ushqimet përshkruhet në dosje nuk përfunduan tek agjëruesit , por në polici ku dhe u këqyrën, Belind Këlliçi drejtuesi politik i të djathtëve në këtë zonë dhe që doli deputet në këto zgjedhje ka pretenduar se produktet po shpërndaheshin në këmbim të votës
Hetimet nisën në kohë zgjedhore dhe prokuroria i trajtoi të dyja anët e medaljes, edhe lirinë politike edhe lirinë zgjedhore dhe në përfundim e pushoi çështjen me argumentin se vepra nuk parashikohej si vepër penale dhe se palët ishin keqkuptuar me njëra- tjetrën.
Gjykata dhe prokuroria bien dakord se nuk ka patur cënim të zgjedhjeve mbasi qytetarit Bledar Goga, ndryshe nga sa ai pretendonte se i ishin bllokuar dokumentat e identifikimit, në të vërtetë rezultoi se atij nuk i ishte cënuar liria zgjedhore.
Por nga ana tjetër pranohet se ushqimet që ai po shpërndante ishin marrë nga një fondacion bamirës për tju ofruar iftarin familjeve në nevojë dhe besimtare. Nga aktet e administruara I jepet përgjigje dyshimit për shitblerje vote përmes ushqimit, se nuk ekziston asnjë provë sa kohë në fashikull u vërtetua se produktet shpërndaheshin rregullisht gjatë agjërimit.
Por këto tre vite hetime prokurorisë nuk ju deshëm për të treguar se në prill 2021 sic votohej ashtu dhe ishte muaj Ramazani. Por për të provuar ku ishin përgatitur ushqime katering, cila ishte shoqëria që i shpërndante ndihmat ushqimore dhe cila ishte marrëveshja midis fondacionit bamirës dhe drejtorisë së shërbimeve sociale në Bashkinë e Tiranës, e firmosur një vit para zgjedhjeve në mbështetje të familjeve në nevojë.
Sipas detyrimeve kontraktuale thuhet në shkresat e sekuestruara fondacioni shpërndan ushqime të gatuara gjatë muajit të Ramazanit. Duke vlerësuar se nuk gjendej para veprës së marrjes së paligjshme të dokumentave të qytetarit, prokuroria i mbylli hetimet pa të akuzuar.
Sa i takon mbajtjes së tij në makinë derisa aty mbërriti policia, incidenti kategorizohet si dëmtim me me dashje. Për këtë shkelje qytetari duhet të hapë një padi të re, të cilën duhet ta ndjeke personalisht dhe jo nëpërmjet prokurorisë.
Top Channel