Muslimanët mblidhen në malin Arafat në Mekë, në kulminimin e pelegrinazhit të Haxhit (fotot)

15/06/2024 17:57

Rituali në malin Arafat, i njohur gjithashtu si “Kodra e Mëshirës”, është shpesh ngjarja më e rëndësishme për pelegrinët e Mekës, të cilët qëndrojnë aty sup më sup e këmbë më këmbë, duke kërkuar mëshirë nga Zoti.

Duke ndjekur hapat e profetëve që besohet se ecnin aty nën diell, muslimanët nga e gjithë bota u grumbulluan sot në kodrën e shenjtë në juglindje të Mekës në Arabinë Saudite, për ditën e fundit të lutjes dhe adhurimit.

Rituali i Malit Arafat është kulminimi i pelegrinazhit të Haxhit teksa besimtarët imitojnë veprimet e profetëve në vendin ku Muhamedi dha fjalimin e tij të fundit rreth vitit 1435, ku bënte thirrje për unitet dhe barazi mes muslimanëve.

“Është shumë emocionuese,” tha Ahmed Tukeyia, besimtar nga Egjipti, teksa mbërrinte mbrëmë në kampin e tendave në rrëzë të malit Arafat.

Koha e vitit kur zhvillohet Haxhi ndryshon në vende të ndryshme, teksa është caktuar për pesë ditë në javën e dytë të muajit të fundit të kalendarit hënor musliman, të njohur si Dhu al-Hijjah.

Pas adhurimit të sotëm në Arafat, pilegrinët zakonisht ecin disa kilometra në vendin e njohur si Muzdalifa për të mbledhur gurët simbolikë me të cilët do të qëllojnë kollonat që përfaqësojnë të ligën, kur të kthehen në Mina.

Qabeja e Mekës dhe vari i Muhamedit në Medina, janë rreth 340 kilometra larg dhe dy vendet më të shenjta të fesë muslimane, të ndjekura nga Xhamia e Madhe Al Aqsa në Jeruzalemin Lindor, shkruan rrjeti turk TRTNews.

FOTO GALERI
1/5
Rituali në malin Arafat, i njohur gjithashtu si “Kodra e Mëshirës”, është shpesh ngjarja më e rëndësishme për pelegrinët e Mekës

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA