Autoritetet italiane kanë ndaluar një grua që kishte lundruar me barkë në një plazh të ndaluar në ishullin italian, pasi kishte postuar video në rrjet.
Modelja braziliane me bazë në Dubai raportohet se ishte gjobitur për kalimin në plazhin ngjyrë rozë të Sardenja nga ku kishte postuar video e foto në rrjetet sociale.
E reja kishte ardhur me barkë në plazhin ‘Spiaggia Rosa’ në ishullin e vogël Budelli në Sardenja, i njohur për rërën ngjyrë rozë, duke mos i dhënë rëndësi tabelave paralajmëruese, shkruanin mediat italiane.
Turistët janë ndaluar të hyjnë në ishull sipas autoriteteve pasi vjedhin rërën roze, ndërsa lejohet te përshkohet vetëm një kalim në fund të plazhit gjatë ditës, shkruan rrjeti The Guardian.
Modelja braziliane që jeton në Dubai, kishte postuar videot në llogarinë e saj @Rogeriaguiadubai, me më shumë se 35,000 ndjekës.
Ndalimi i disa ditëve më parë kishte shkaktuar zemërim në Sardinia, duke bërë që roja bregdetare e arqipelagut La Maddalena, ku përfshihet dhe ishulli Budelli, të nisnin hetimet.
Ata raportohet se kishin arritur ta gjenin personin e interesit që tashmë ishte larguar në Dubai, dhe e njoftuan për gjobën €1,800. Pronari barkës që ishte marrë me qera tha se nuk e kishte idenë se gruaja do të shkonte në ishullin e kufizuar.
Budelli është tashmë i pabanuar, edhe pse më herët për 30 vjet kishte pasur një rezident të vetëm, Mauro Morandi, i cili pasi ngeci në ishull me barkën e tij u kthye në kudjestarin ‘de facto’ te vendit, para se 2021 në moshën 84-vjeçare, autoritet e La Maddalena ta dëbonin, shkruan The Guardian.
Top Channel