Një turiste britanike është shpëtuar mrekullisht, pasi mjeti me të cilin lundronte u dëmtua.

Ajo po lundronte në vendin e quajtur “Shpella e Pëllumbave” në Gjipe. Turistja britanike u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare në Dhërmi i vjen në ndihmë një turisteje britanike, të cilës iu rrezikua jeta pasi mjeti i saj lundrues tip kanoe u dëmtua gjatë lundrimit.

Gjatë patrullimit të zonës së plazhit nga Policia Kufitare, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurt për pushuesit, është marrë njoftim nga salla operative e DVKM Vlorë për një turiste e cila ndodhej në det, në vendin e quajtur 📍”Shpella e Pëllumbave”, Gjipe, me mjetin lundrues tip “Kanoe”, i cili ishte dëmtuar dhe i rrezikohej jeta pasi e kishte të pamundur të kthehej në breg.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, janë organizuar shërbimet e Njësisë Policore Detare për t’i ardhur në ndihmë turistes nga Britania, e cila u nxor në breg në gjendje të mirë shëndetësore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA