Zjarri i përmasave gjigante që përfshiu tregun e rrobave të përdorura ditën e djeshme në lagjen “Ndoc Mazi” ka lënë pa punë rreth 70-80 tregtarë, të cilët sipas tyre kjo punë ka qenë i vetmi burim i të ardhurave.
Pas shkrumbimit të tregut nuk mund të mbajnë dot familjen me bukë sepse nuk është e lehtë të gjesh një punë tjetër. Një tregtar 56-vjeçar shprehet se ndihet shumë i mërzitur, e gjithë familja jetonte me këtë punë dhe se i gjithë malli i tij iu dogj.
“S’kam koment, për Zotin, jam shumë i mërzitur me thënë të drejtën. Kam 22 vite këtu. Me këtë punë kam mbajtur të gjithë familjen, çfarë burimi të kem unë tjetër? Asnjë gjë në botë. Kam tregtuar rroba të përdorura. Vetëm unë kam pasur të paktën 30 thasë mall, 7-8 thasë i kam patur në banak, të tjerat i kam patur këtu stoqe. Tani do bëjmë çfarë të thotë bashkia, jemi në rrugë të madhe, unë jam 56 vjeç, kush më merr mua në punë? Veç me u lodh kot”, u shpreh një tregtar tjetër.
Top Channel