Inaugurohet rruga “Grigor Cilka”/ Kryebashkiaku Veliaj: Investim i rëndësishëm, lehtëson trafikun

15/06/2024 19:58

Ka përfunduar në kohë rekord rruga e re “Grigor Cilka”, e cila lidh Njësinë 2 me lagjet e Farkës.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj falënderoi banorët për durimin dhe punëtorët që kryen punimet në një kohë të shkurtër. Përveçse do të rrisë vlerën e pronës, Veliaj u shpreh se rruga pritet të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin e mjeteve.

“Kemi hedhur beton, çelik dhe hekur për të mbajtur shtëpitë, duke investuar një vlerë më të madhe se vetë shtëpia. Fakti që kemi pasur mirëkuptimin tuaj dhe fakti se të gjithë kanë qenë bashkëpunues, më bën të ndihem krenar. Shpresoj që rrugët kapilare të çlirojnë pak trafikun. Trafiku që krijohet te rrethrrotullimi i Saukut dhe rrethrrotullimi i Lundrës është një trafik i panevojshëm, sidomos për ata që, në fakt, e kanë më kollaj të përdorin rrugët dytësore për të shkuar në shtëpi”, u shpreh Veliaj.

Veliaj përmendi edhe një lajm të mirë për banorët, kur tha se qeveria ka miratuar vendimin që mundëson lehtësimin e procedurave në zonat rurale, kur bëhet fjalë për ndërtimin e një papafingoje, riparimin e një çatie, apo vendosjen e mureve mbajtëse dhe rrethuese.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA