Me fillimin e Euro 2024, është aktivizuar dhe vënia e basteve në lokale të ndryshme. Policia gjatë kontrolleve në Kavajë dhe në Manzë u goditën dy raste të veprimtarive të jashtëligjshme të lojërave të fatit.
Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, shërbimet e komisariatit të policisë Kavajë, arrestuan në flagrancë një 18-vjeçar, banues në Golem, për veprën penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin”, si dhe proceduan penalisht pronarin e lokalit, shtetasin T. K., 26 vjeç, banues në Qerret të Kavajës, për veprën penale “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.
Gjithashtu gjatë kontrolleve, shërbimet e stacionit të policisë Manëz, arrestuan në flagrancë shtetasin G. K., 54 vjeç, banues në Sukth, pasi nga kontrolli në lokalin e tij u konstatua duke vendosur baste sportive nëpërmjet telefonit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel