Është kritikuar si racist, Trump mbron veten: Po të isha, nuk do kisha kaq shumë miq me ngjyrë!

15/06/2024 09:20

Republikani Donald Trump , një kandidat në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, tha se nuk është “racist”, duke u mbrojtur në një intervistë të transmetuar dje, me manjatin që tha se ka shumë miq me ngjyrë.

“Kam kaq shumë miq me ngjyrë, saqë po të isha racist, ata nuk do të ishin miqtë e mi”, tha ish-presidenti për uebsajtin e lajmeve Semafor. “Ata nuk do të më qëndronin pranë për asnjë minutë nëse do të mendonin se jam racist – dhe unë nuk jam!”

Donald Trump është kritikuar shumë herë shumë për deklaratat e tij që u konsideruan raciste, si nga demokratët ashtu edhe nga republikanët, në lidhje me afrikano-amerikanët.

Në fund të shkurtit, ai sugjeroi se ndjekjet penale me të cilat përballet e bënë atë një kandidat më të pëlqyeshëm mes votuesve me ngjyrë.

“Shumë njerëz thonë se zezakët më pëlqejnë mua sepse kanë vuajtur shumë dhe janë diskriminuar dhe më shohin si dikë që jam diskriminuar,” tha ai.

Presidenti demokrat Joe Biden, kundërshtari i Trump në zgjedhjet e nëntorit, më vonë i quajti komentet e tij “raciste”.

Top Channel