![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-12-at-23.32.37-800x450.jpeg)
12/02 23:33
Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu tregun e rrobave të përdorura në lagjen “Ndoc Mazi” në Shkodër.
Zjarri nisi fillimisht brenda tregut, duke u përhapur në banesat që ndodheshin pranë duke djegur 5 prej tyre. 25 njësi tregtare u përfshinë nga zjarri, ku rrobat e përdorura ndihmuan në përhapjen e flakëve.
Në lidhje më këtë ka reaguar Sali Berisha, i cili në një postim në Facebook shkruan se qindra persona të papunë dhe pastrehë.
“Mafia e ndërtimit shkrumboi tregun dhe banesat në Shkodër për të ndërtuar kullat e drogës. Qindra të papunë dhe të pastrehë! Krim”, shkruan Berisha.
Top Channel