Dëmtoi fshirëset e xhamave të 30 makinave në disa zona të Tiranës, zbulohet arsyeja e autorit
15/06/2024 13:39
Një 62-vjeçar është vënë nën hetim nga policia pasi ka dëmtuar fshirëset e xhamave të 30 makinave në disa zona të Tiranës.
Menjëherë pas kallëzimit të bërë, policia arriti që ta identifikojë autorin dhe ta shoqërojnë në Komisariatin e Policisë Nr.3.
Dyshohet se 62-vjeçari vuan nga problemet e shëndetit mendor.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.
Top Channel