“Benzi” përplasi për vdekje këmbësorin, publikohet momenti kur 78-vjeçari përfundon në anën tjetër të rrugës

15/06/2024 17:17

Janë publikuar momentet e aksidentit, ku 78-vjeçari u përplas për vdekje në aksin rrugor Plepa-Shkozet në Durrës.

Siç shihet nga kamerat viktima është përplasur rëndë teksa kalonte rrugën në këmbë.

Sipas policisë, një automjet tip “Benz” ka aksidentuar shtetasin Z. K., rreth 78 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e tij.

Top Channel