1 nga 2 vajzat e rrëmbyera pas vrasjes së nënës, gjendet tragjikisht e vdekur në Louisiana (fotot)

15/06/2024 17:04

Në një ngjarje të rëndë nga shteti amerikan i Mississippi në jug të SHBA, policia njoftonte dje se një grua ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj dhe dy vajzat e saj të vogla ishin rrëmbyer.

Zyrtarët thanë se kishin gjetur vajzat një ditë më vonë, njërën gjallë dhe tjetrën tragjikisht të vdekur.

Ata shtonin se kishin arrestuar një rezident të Louisiana në lidhje me rrëmbimin dhe vrasjet, i cili shoqërohej me parë me gruan.

“Ai kishte makinën e viktimës dhe vajzën e saj 6-vjecare, qe është ishte shëndoshë e mirë”, tha zëdhënësi i policisë Jimmy Travis, duke shtuar se femija tjetër, vajza 4-vjeçare, ishte gjetur e vdekur në një zonë pyjore pranë qytetit Jackson.

Policia e Louisiana kishte dhënë alarmin për fëmijët pasi nëna e tyre, Callie Brunett, ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në Loranger. Gruaja ishte raportuar e zhdukur disa ditë më parë. Shkaku i vdekjeve nuk është bërë ende i ditur, teksa hetimet vazhdojnë për tragjedinë e rëndë./Independent/

FOTO GALERI
1/3
Në një ngjarje të rëndë nga shteti amerikan i Mississippi në jug të SHBA, policia njoftonte dje se një grua ishte gjetur e vdekur në shtëpinë e saj dhe dy vajzat e saj të vogla ishin rrëmbyer.

Top Channel