Zjarri në Shkodër, shkrumbohen 25 njësi tregtare! Flakët rrezikojnë edhe një shkollë

14/06/2024 19:40

25 njësi tregtare dhe dy banesa të djegura, është ky bilanci i rëndë nga zjarri që përfshiu tregun e Shkodrës në lagjen “Ndoc Mazi.

Zjarri ka djegur totalisht një banesë tre katëshe, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse po tentojnë të shpëtojnë nga flakët banesën e dytë.

Gazetari Klodian Zhivani raportoi live në edicionin qendror të lajmeve në Top Channel se nga flakët rrezikojhnë edhe një shkollë aty pranë.

Tregu ishte me rroba të përdorura, çka ndihmoi më shumë në përhapjen e flakëve.

Shkaqet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, ndërsa forca të shumta zjarrfikëse janë në vendin e ngjarjes.

Fatmirësisht nuk ka të lënduar pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit.

 

Top Channel