Pesë banesa dyshohet se janë djegur si pasojë e zjarrit të përmasave të mëdha që përfshinë tregun e rrobave të përdorura në Shkodër.

Aktualisht, flakët janë vënë në kontroll dhe në vendngjarje ka mbërritur helikopteri, që i është bashkuar dhjetëra zjarrfikëseve që po punojnë pa ndalim prej disa orësh për të shuar zjarrin.

Po ashtu, mbi 25 njësi tregtare u dogjën nga zjarri që përfshiu tregun në lagjen “Ndoc Mazi.

Tregu ishte me rroba të përdorura, ç’ka ndihmoi më shumë në përhapjen e flakëve. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar pasi tregu ishte i mbyllur në momentin e rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA