Vidhnin kioskat në qytetin e Elbasanit, vihen në pranga dy bashkëpunëtorët

14/06/2024 10:07

Dy persona janë vënë në pranga, pasi kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin për vjedhjen e kioskave në qytetin e Elbasanit.

M. L., 33 vjeç, banues në Elbasan dhe E. K., 37 vjeç, banues në Gramsh, ishin shpallur në kërkim, pasi grabisnin duke thyer kioskat.

Për këta 2 persona, Prokuroria e Elbasanit, me vendimin e datës 13.06.2024, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 2 shtetas, në muajin mars 2024, në bashkëpunim me shtetasit E. S. dhe B. H. (të arrestuar më datë 05.04.2024), kanë vjedhur në 2 kioska, në lagjet “11 Nëntori” dhe “28 Nëntori”, produkte me vlerë rreth 75 000 lekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA